Një çift i ri në showbiz!

Mediale Vip

Një çift i ri në showbiz!

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:23
Channing Tatum dhe Zoe Kravitz

Një çift i ri sapo është krijuar në showbiz! Bëhet fjalë për aktorët Channing Tatum dhe Zoe Kravitz, të cilët duket se nuk e kanë shpenuzar pa arsye gjithë këtë kohë së bashku. Një burim për “Entertainment Tonight” ka treguar se dyshja kanë nisur një lidhje së bashku.

“Zoe dhe Channing janë në një lidhje. Nisi si miqësi dhe më pas ata kuptuan se kishte diçka më shumë mes tyre. Dyshja janë parë së fundmi në një restorant në Neë York City dhe dukeshin shumë të dashuruar”, është shprehur një burim.

Dy aktorët e famshëm shtuan dyshimet për një marrëdhënie pasi u panë bashkë në fillim të këtij muaji duke shëtitur me biçikletë rreth qytetit. Në foto, Kravitz shihej duke mbajtur dorën rreth Tatum ndërsa ai e shëtiste me biçikletë. Dhe po ashtu këtë javë ata u fotogtafuan duke dalë nga një supermarket në New York.

Dyshja po punojnë bashkë, ndërsa Kravitz po drejton Tatum në “Pussy Island”. Lajmi për romancën e tyre vjen pak ditë pasi Kravitz finalizoi divorcin nga Karl Glusman. Ndërsa Tatum ka qenë më herët në një lidhje dashurie me Jessie J. Po ashtu aktori ka qenë i martuar me Jenna Dewan nga viti 2009 deri në 2019-n. Ata kanë dhe një vajzë 8-vjeçare të quajtur Everly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat