Rezarta dhe Ermali shkojnë me pushime pa vajzën, por s’i lënë rehat

Mediale Vip

Rezarta dhe Ermali shkojnë me pushime pa vajzën, por s’i lënë rehat

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 21:46
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kanë vazhduar pushimet, por këtë herë pa vajzën e tyre Hera.

Çifti ndodhet në Kretë të Greqisë e po kalojnë kohën në privatësinë e tyre. Në një prej postimeve të fundit, Rezarta ka shkruar: “Mami dhe babi pa Herën”, por pikërisht kjo fjali nuk është pritur dhe aq mirë nga disa ndjekës, të cilët nuk e kuptojnë si Rezarta mund të jetë e lumtur që nuk e ka të bijën me vete.

“Çdo prind është i lumtur kur ka fëmijët afër, ti e kundërta, lumturohesh kur nuk e ke fëmijën afër”, i ka shkruar një ndjekëse.

 

“Këtë zgjuarsi e ke vetë apo të ndihmoi ndonjë tjetër ta shkruash, thuaj të vërtetën”, ia kthen Rezarta me ironi, e cila pavarësisht komenteve do vazhdojë t’i shijojë për shtatë palë qejfe pushimet me bashkëshortin e që në një farë mënyre janë si muaj mjalti pas dasmës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat