Ja se për sa kohë Arbnora e mësoi turqishten për t’u bërë pjesë e serialit Turk

Mediale Vip

Ja se për sa kohë Arbnora e mësoi turqishten për t’u bërë pjesë e serialit Turk

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:21
Arbnora

Modelja dhe prezantuesja shqiptare, Arbnora Ademaj, ditë më parë bëri zyrtarisht debutimin në kinematografinë turke.

Ajo u bë pjesë e serialit të ri turk të quajtur “Kirik Hayatlar”, që nisi transmetimin rreth një javë më parë në Kanal D.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

“Sa ka qenë e lehtë apo e vështirë ta mësosh gjuhën turke?”, ka qenë njëra nga pyetjet e drejtuar nga një ndjekëse.

“Shumë e vështirë, por kur dëshiron të arrish diçka duhet shumë punë. Faleminderit shumë”, u përgjigj Arbnora.

E njëjta më pas u pyet për gjuhën turke, ndërsa mori përgjigjen se e ka mësuar që tre muaj.

“E kam mësuar që tre muaj, dy muaj kam bërë kur intensiv”, ka thënë më tej aktorja.

Arbnora më tej zbuloi se do jetë e pranishme edhe në të tjera projekte filmike.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat