Riniani i jep fund lidhjes së dashurisë?

Mediale Vip

Riniani i jep fund lidhjes së dashurisë?

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:09
Rinian Leka, Anisa Berliku

Rinian Leka, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, pranoi para disa javësh se kishte gjetur dashurinë e jetës. Ai tha se është njohur me një vajzë jashtë programit dhe se zemra ka filluar t’i rrahë.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai.

Më herët, Riniani vendosi ta prezantojë vetë publikisht partneren e tij. Ai publikoi një foto përkrah saj, duke treguar se është i dashuruar kokë e këmbë.

“Buzëqeshja e saj”, ka shkruar Riniani përkrah fotos me partneren dhe që atëherë ata shfaqeshin mjaft të lumtur së bashku.

Gjithashtu ai e etiketoi në postim, duke zbuluar se partnerja e tij quhet Anisa Berliku. Në profilin e saj në Instagram, shkruhet se punon si avokate në Spanjë dhe se është nënë e një vajze të quajtur Chloe.

Mirëpo, duket se romanca e tyre nuk ka zgjatur shumë.

Ndjekësit e Rinianit kanë nisur vëzhgimet dhe kanë vënë re detaje që i kanë bërë të aludojnë se i ka dhënë fund lidhjes. Ai nuk e ndjek më në rrjete sociale Anisën, ndërkohë që akoma mban foto me të.

Nga ana tjetër, ajo e ndjek, por i ka fshirë të gjitha postimet bashkë me të, duke bërë që të lindin dyshimet.

Akoma nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dyshes, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat