Luana Vjollca flet për herë të parë për rivalitetin me Arbana Osmanin

Mediale Vip

Luana Vjollca flet për herë të parë për rivalitetin me Arbana Osmanin

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 00:38
Arbana Osmani, Luana Vjollca

Luana Vjollca dhe Arbana Osmani kohët e fundit po përfliten për një rivalitet mes tyre.

Kohët e fundit në mediat rozë po përflitet për një rivalitet mes dy moderatorëve të njohura të ‘Top Channel, Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit. Sidomos gjatë muajve të fundit për shkak të spekulimeve se kush do të marrë drejtimin e “Big Brother VIP”.

Tashmë prej javësh është zyrtarizuar se prezantuesja e formatit do të jetë Arbana megjithatë zërat për një rivalitet mes tyre vazhdojnë. Mirëpo, një postim që ka bërë Luana ditën e sotme duket se është një përgjigje ndaj këtyre lajmeve.

“Nuk ka konkurrencë. Je vetëm ti përballë teje”, thuhet në thënien e shpërndarë nga Luana. Sakaq, kujtojmë që Vjollca ka paralajmëruar prej kohësh një projekt të ri për të cilin nuk ka dhënë asnjë detaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat