Ndërtesa 15-katëshe u përpi nga flakët, mes banorëve është edhe fituesi i Sanremos

Mediale Vip

Ndërtesa 15-katëshe u përpi nga flakët, mes banorëve është edhe fituesi i Sanremos

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 07:19
Mahmood

Një nga dhjetëra banorët e evakuuar nga ndërtesa e 15-katëshe që u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme në Milano është edhe këngëtari e tekstshkruesi Mahmood.

Ky i fundit fitoi festivalin e Sanremos-s në vitin 2019, me këngën Soldi.

Sot ishte në shtëpinë e tij, në katin e nëntë të pallatit që u përfshi nga flakët.

Ai është evakuuar bashkë me banorët e tjerë dhe fatmirësisht mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar.

Zjarri ra pasditen e sotme dhe shkaqet nuk dihen ende. Në këtë godinë banonin 70 familje që tani mund të konsiderohen të pastreha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat