Roberti befason me fjalët për Norën: Ne s’jemi ndarë asnjëherë!

Mediale Vip

Roberti befason me fjalët për Norën: Ne s’jemi ndarë asnjëherë!

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 14:47
Robert Berisha dhe Nora Istrefi

Ka një javë që po përflitet për raportin e Nora Istrefit dhe Robert Berishës.

Dyshja u fotografuan në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, derisa së bashku me vajzën e tyre, Renee, kaluan disa ditë relaksi në Turqi.

Për raportin e tij me Norën, Robert Berisha tha se asnjëherë ata nuk janë ndarë.

“A është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim të tyre”, ishte pyetja që iu drejtua Robertit.

“Ne s’jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes kështu që a ka ribashkim a nuk ka mbetet të shihet në vazhdim”, ishte deklarata e Robert Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat