Estto publikoi projektin “Ajo shkoi”

Mediale Vip

Estto publikoi projektin “Ajo shkoi”

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 22:41
Estto

“Ajo shkoi” është titulli i këngës më të re nga Estto që është lansuar për fansat e muzikës së tij.

Vet këngëtari është kujdesur për muzikën dhe njëherësh e ka shkruar edhe tekstin.

Ndërkaq, incizimin, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Alandy.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni ND Filmpro që e ka xhiruar videoklipin.

“T’du hala” është një nga realizimet më të fundit muzikore të Estto që është lansuar në muajin maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat