Edhe një yll në skenën shqiptare, kjo është Flor1nda

Mediale Vip

Edhe një yll në skenën shqiptare, kjo është Flor1nda

Nga: Maksim Gjoka Më: 1 shtator 2021 Në ora: 21:27
Flor1nda

Kohët e fundit shumica nga këngëtarët shqiptarë po mundohen të realizojnë projekte me të cilat synojnë tregun europian por kemi një rast ndryshe kur këngëtarja shqiptare e cila është lindur dhe rritur në Gjermani nuk i ka harruar rrënjët e sajë dhe ka nxjerrë në treg këngën e sajë më të re të titulluar “BAJAT”!

 Rep artistja Flor1nda karakterizohet me një stil të veçantë dhe një zë të mrekullueshëm të cilës ia kanë lakmi dhe shumë artistë të mëdhenj shqiptarë! Është vetëm 22 vjeqare por shumë e suksesshme në të gjitha sferat e jetës ku në Gjermani ndjekë shkollën profesionale duke mos e lënë aspak anash muzikën dhe zhanrin e saj të cilën e dashuron me zemër!

Flor1nda merret me muzikë profesionalisht që afro 3 vite dhe brenda kësaj periudhë ka vazhduar të shkruaj dhe të përgatisë shumë projekte të reja të cilat do dalin në të ardhmen!

Kjo këngë është titulluar “Bajat” nga një bisedë me vëllain tim ku më që të gjithë artistët janë bërë bajat po thuajse të gjithë po këndojnë njëjtë andaj vendosa të sjelli diçka më ndryshe shtoj rep artistja Flor1nda! Edhe pse nuk jeton në Kosovë mundohet të mos e lërë anash tregun muzikorë shqiptar ku për çdo gjë rreth sajë përkujdesën 2 vëllezërit e rep artistës!

Por se a do ketë bashkpunime në të ardhmen Flor1nda shtoj se bashkëpunimet janë shumë të rëndësishme por që fillimisht fansat do i bëjë për vete me talentin tim dhe jo në krahë të dikujt tjetër!

Flor1nda premtoj album në një të ardhme me të largët pasi që njëhere do sjellë këngë dhe videoklipe të cilat do i paraprinë albumit të sajë! Po ashtu rep artistja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Gjermani premtoj që nuk do ndalet asnjëherë duke sjellë krijime të reja për fansat e sajë të cilët i falemindëron për mbështetjen me thënien “Ndonjëhere ju duhet të hidheni mbi hijen tuaj për të iu afruar qëllimit tuaj”!BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat