Dredha nga TBA së shpejti vjen me videoklipin “Klani Zombe”

Mediale Vip

Dredha nga TBA së shpejti vjen me videoklipin “Klani Zombe”

Nga: Maksim Gjoka Më: 2 shtator 2021 Në ora: 16:25
Dredha

TBA është historia e repit shqip, krejt kjo falë rep artistëve më të mirë shqiptarë të cilët bëjnë pjesë në TBA! Përveç liderit të TBA-së Unikkatil vend shumë të rëndësishëm në themelimin, organizimin, funksionimin dhe ngritjen e këtij labeli zënë vend rep artisti kosovar nga Janjeva Bashkim Bytyqi, apo siç njihet ndryshe me emrin në rep skenën tonë “DREDHA” Bashkimi apo ndryshe reperi Dredha ka nxjerrë shumë këngë të suksesshme deri më sot siç ishin këngët “Pak Urti” dhe ”I gatshëm për pasoja” të dy këto këngë ishin feat Unikkatil!

 Dredha nuk është ndalur asnjëherë së krijuari muzikë të vërtetë hip hop duke mos u komercializuar por duke qenë vetvetja në krijimtarinë e tij!

Reperi Dredha nxori 3 albume deri me tani e ato janë: "Koha po e lypë të vetën" i realizuar në vitin 2004, albumi nr 2 "E Dha" realizuar në vitin 2019,  dhe së fundi nxori në treg albumin e tij të 3-të të titulluar "Sot e Përgjithmonë".

 Bashkim Bytyqi jeton në Suedi që nga viti 1992 ndërsa me muzikë ka filluar që nga viti 1996 ku deri me sot ka realizuar 9 albume gjithsej ku 6-të prej tyre në gjuhën suedeze, ndërsa 3 prej tyre në gjuhën shqipe e ku ka mbajt deri me sot më shumë se 300 koncerte në shtetin suedez!

 "Muzikën hip hop e kultivoj pasi që e dua me zemër, e ndjej veten mirë kur e kultivoj dhe nëpërmjet këtij zhanri e kam më të lehtë ti përshkruaj ndodhitë e jetës sime, prandaj albumin e kam realizuar për ta sjellë një energji tjetër në hip hop, album të cilin e kam realizuar plotësisht vet"- tha mes tjerash Dredha.

Ai momentalisht është duke punuar në dy këngë të reja që do publikohen së shpejti ku njëra nga to do jetë me videoklip i cili titullohet "Klani Zombe". "Ndihem krenar dhe shumë i lumtur që ma ka dhënë Zoti talentin dhe mundësinë të sjelli tekste të cilat dua dhe uroj të jenë frymëzim për adhuruesit e muzikës sime.  Po ashtu i falënderoj të gjithë njerëzit që besojnë në muzikën time dhe që nga fillimi e deri sot me kanë qëndruar besnik në rrugëtimin tim! Unë Bashkim Bytyqi ju premtoj të gjithë adhuruesve të mi që do jem ai i njëjti që nuk do më ndryshojë interesi financiar, por do e kultivoj muzikën e vërtetë hip hop për zemrat e mijëra njerëzve që më dojnë mua dhe TBA-në".BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat