Artistët e famshëm që ndryshuan emrin për hir të karrierës së tyre

Mediale Vip

Artistët e famshëm që ndryshuan emrin për hir të karrierës së tyre

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:39
Katy Perry

Disa ditë më parë bëri bujë lajmi se reperi Kanye West ka filluar një proces ligjor me qëllim që të ndryshojë emrin e tij në “Ye”. Në shtator 2018, reperi kishte njoftuar se kishte zgjedhur emrin Ye, siç është titulli i njërit prej albumeve të tij. Por Kanye nuk është ylli i parë që ndryshon emrin. Ka artistë të tjerë që adoptuan pseudonime të reja në një kohë kur karriera e tyre sapo kishte filluar.

Diddy

Reperi, producenti dhe biznesmeni, Diddy ndryshoi emrin për një kohë aq shpesh sa ndryshojnë stinët. Emri i tij ishte Puffy, ai u bë Puff Daddy, pastaj P Diddy dhe Diddy. Emri i tij i vërtetë është Sean John Combs dhe Sean John është marka e veshjeve që zotëron.

Drake

Drake filloi karrierën e tij si aktor në “Degrassi: The Next Generation” duke përdorur emrin e tij të vërtetë, Aubrey Graham. Por kur ylli u përqendrua në karrierën muzikore në 2009, ai vendosi të përdorë emrin e tij të mesëm “Drake” si një emër i ri skenik.

Katy Perry

Katy Perry filloi karrierën si këngëtare e muzikës së krishterë, Katie Hudson. Këngëtarja kishte frikë se emri i saj ishte shumë i ngjashëm me aktoren e njohur Kate Hudson. Ajo vendosi të ndryshojë mbiemrin e saj në Perry, sipas mbiemrit të vajzërisë së nënës së saj.

Lana Del Rey

Kur Lana Del Rey ishte në fillim të karrierës së saj në 2007, përdori pseudonimin skenik Lizzie Grant, që erdhi nga emri i saj i vërtetë Elizabeth Woolridge Grant. Por ajo donte që emri i saj të reflektonte muzikën që krijonte, gjë që Lana Del Rey sigurisht që e bën.

John Legend

Emri i vërtetë i këngëtarit është John Roger Stephens. John Legend është një pseudonim që miqtë e tij, përfshirë Kanye West, filluan ta thërrasin dhe përfundimisht u bë emri i tij skenik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat