Diona Fona merr edhe dozën e dytë të vaksinës

Mediale Vip

Diona Fona merr edhe dozën e dytë të vaksinës

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 16:28
Diona Fona

Diona Fona, është artistja e radhës që së fundmi ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në llogarinë e saj në InstaStory.

Ajo po ashtu në një fotografi pranë mikes së saj, krijueses së hitit “Daba Daba”, u ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen.

“Vaksinohuni edhe ju. Qëndroni të sigurt”, ka shkruar ajo.

Sot ndërkohë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se nga 12 mijë e 558 testime, 1 mijë e 448 qytetarë rezultuan pozitiv me COVID-19.

Gjithashtu, u njoftua se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 26 persona të infektuar me virusin.

Theksojmë që në total numri i rasteve aktive të infektuar me coronavirus kap shifrën e 26 mijë e 525 njerëzve. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat