E kritikuan për fotot me barkun e rrumbullakosur, kjo përgjigje e Lil Nas X nuk pritej!

Mediale Vip

E kritikuan për fotot me barkun e rrumbullakosur, kjo përgjigje e Lil Nas X nuk pritej!

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 07:47
Lil Nas

Lil Nas X i habiti të gjithë ditën e djeshme teksa publikoi disa foto të tij me barkun e rrumbullakosur. Sigurisht që reperi nuk është në pritje të ëmbël, por i përdori këto foto për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve për publikimin e albumit të tij të ri.

Ai zbuloi se albumi me titullin “Montero”, do të publikohet në 17 shtator.

“Surprizë! Nuk mund ta besoj që më në fund po njoftoj këtë gjë. Pakoja ime e vogël e lumturisë “Montero” do të dalë në 17 shtator 2021”, shkroi reperi amerikan përkrah fotove të tij.

Ai tregoi për “People” se vendosi të realizonte këto foto pasi dëgjoi një varg të Megan Thee Stallion në këngën e saj të re “Dolla Sign Slime” për herë të parë.

Mirëpo për këto foto, reperi u përball me një lumë kritikash nga fansa e ndjekës në rrjete sociale. Dikush i shkroi se njerëzit janë të lodhur prej tij dhe se është shumë i shëmtuar. Lil Nas X e mori me shumë sportivitet këtë koment, duke u përgjigjur: “Me të vërtetë ti po quan të shëmtuar një nënë të re?”.

Pasi ju përgjigj disa mesazheve negative, Lil Nas X shkroi në Twitter: “Më lejoni të dal offline, gjithë kjo energji negative nuk i bën mirë bebit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat