Aktorja e famshme: Meditimi më ka shpëtuar

Mediale Vip

Aktorja e famshme: Meditimi më ka shpëtuar

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 15:43
Penelope Cruz

Aktorja e famshme hollivudiane, Penelope Cruz, ka thënë se meditimi i ka ndihmuar asaj shumë për të larguar presionin dhe stresin.

Fituesja e çmimit “Oscar” e cila është nënë e dy fëmijëve, është shprehur se ajo kishte eksperimentuar me meditimin kur ishte adoleshente, mirëpo më vonë e kishte praktikuar në vazhdimësi, pasi i kishte ndihmuar që të largonte lodhjen e madhe fizike dhe psikike nga xhirimet e filmave.

“E kam praktikuar meditimin si adoleshente, më pas pauzova për një kohë, por pastaj bëra kurse të meditimit dhe vendosa që ta bëjë rregullisht”, ka thënë Cruz.

Ajo është gjatë gjithë kohës e zënë me një karrierë të stërngarkuar, prandaj ka deklaruar se dëshiron t’i kushtojë kohë fëmijëve dhe vetes.

Penelope e ka fituar çmimin “Oscar” në kategorinë “Best Supporting Actress” në vitin 2008, për rolin e saj në filmin e Woody Allen “Vicky, Cristina, Barcelona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat