Fansja i thotë të lërë muzikën, Melisa i kthehet

Mediale Vip

Fansja i thotë të lërë muzikën, Melisa i kthehet

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 07:46
Melisa Lleshi

Ish-konkurrentja e “përputhen”, Melisa Lleshi, tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikuar me lirshmërinë e saj në program, por për shkak të presionit të madh psikologjik, vendosi të largohej pa partner.

Më pas, ajo konfirmoi lidhjen me konkurrentin tjetër, Andi Shehin.

Njëkohësisht, Melisa nisi edhe rrugëtimin e saj në muzikë, ku deri tani ka publikuar 4 këngë, “U kry”, “Leje”, “Inati” dhe së fundmi projektin e saj “Atij”, një këngë e dedikuar për Andin.

Kënga u prit mjaft mirë nga shumë ndjekës të Melisës, por në profilin e saj në “Instagram” ka edhe nga ata që nuk i pëlqen ky vendim i ish-konkurrentes.

“Melisa e ke menduar ndonjëherë ta lesh muzikën si profesion sepse ndoshta nuk është për ty?”, i shkruan një ndjekëse.

Mirëpo këtë koment nuk e ka lënë pa përgjigje Melisa, e cila i kthehet në këtë mënyrë:

Image

“E ke menduar ndonjëherë të më bësh “unfollow” se të hysh tek profili im nuk është për ty? Hajt.”, përfundon ajo.

Kënga deri më tani numëron rreth 300 mijë klikime nga momenti i publikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat