Tuna: Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time

Mediale Vip

Tuna: Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 10:37
Tuna

Këngëtarja e njohur nga Shkupi së fundi ka nisur një iniciativë me organizatën bamirëse “For Children Smile”.

Tuna Sejdiu e cila njihet si një ndër këngëtaret e dashura të publikut së fundi ka bërë një udhëtim mjaft të rëndësishëm drejt Sirisë.

Siria siç dihet tash e 10 vite është në luftë, ajo filloi në vitin 2011, kur sirianët e zemëruar nga korrupsioni dhe të inkurajuar nga një valë protestash të “Pranverës Arabe” në të gjithë rajonin dolën në rrugë për të kërkuar llogari demokratike për udhëheqësit e tyre.

Tuna vizitoi Sirinë së fundi pasi ka filluar një bashkëpunim me shoqatën bamirëse “For Children Smile”, teksa edhe nëpërmjet rrjeteve sociale ka dhënë një përmbledhje të udhëtimit të saj.

Ajo u shpreh se kjo eksperiencë e ka ndryshuar atë si person dhe ajo tashmë është një Tunë tjetër dhe se thuajse ndihet fajtore për skamjen dhe frikën në të cilët jetojnë fëmijët sirian.

Shkrimi i plotë pa ndërprerje:

Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime…

Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma.

U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? (@tunasejdi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat