Bieta e zbuloi rastësisht pseudonimin e veçantë të Alban Dudushit

Mediale Vip

Bieta e zbuloi rastësisht pseudonimin e veçantë të Alban Dudushit

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 09:36
Alban Dudushi dhe Bieta Sulo

Bieta Sulo ka nisur sezonin e ri televiziv dhe surprizën motivuese për t’i dhënë zemër e për t’i larguar emocionet para transmetimit, ja solli familja e saj. Albani, Kroi dhe Joelle i kanë dërguar një buqetë me lule që Bieta e ndau me ndjekësit e saj.

“Faleminderit zemrat e mia, Kroi, Joelle, Alban. Kuptohet këto emocione përpara transmetimit veç ta rëndojnë dridhjen e zërit, por ta mbushin zemrën”, shkroi ajo.

Ama vëmendjen e tërhoqi shkrimi në buqetë ku ndër të tjera zbulohet edhe pseudonimi i Albanit në familje. Bam-du, shkruhet në pusullën e luleve dhe ky mund të renditet në pseudonimet më të veçantë që kemi parë ndonjëherë.

Se si ka lindur ky emër nuk e dimë, por mund të jetë një vepër e Kroit.
Për një gjë ama jemi të sigurt, Bieta e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri televiziv.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat