Stresi reagon për vdekjen e të riut Eronit Sermaxhaj

Mediale Vip

Stresi reagon për vdekjen e të riut Eronit Sermaxhaj

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Shumë personazhe të showbizit shprehën ngushllimet në rrjete sociale për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit, Eronit Sermaxhaj, i cili vdiq pas një sëmundje të rëndë.

Në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe reperi, Stresi, përmes disa postimeve në Instastory.

Shpirti i vëllait s’di ça të them tjetër përveçse lamtumirë o engjëll”, ka shkruar reperi.

Gjithashtu reperi ju ka dhënë një mesazh ndjekësve të tij, duke u shprehur se duhet t’ju ofrojmë sa më shumë dashuri njerëzve sa janë gjallë, sepse kur ndahen nga jeta fjalët e mira nuk kanë më vlerë.

Kur një njeri që e kam dashur dhe ndërron jetë mua më prishet gjithë dita dhe përmbyset gjithçka për momentin. Nuk flas kot e bërtas duajeni more nënën, babain, vëllain, motrën dhe njerëzit e afërt që dhanë prova për ju. Një jetë kemi dhe vetëm pasi vdes dikush i japim poezi e themi ishte njeri i mirë, jo s’jam dakord aspak duaje sa është gjallë që të mos pendohesh kur të vdes”, ka shkruar Stresi.

Image
Postimi i Stresit në Instagram

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat