Lori Hoxha nuk i postoi fotot e preferuara të verës se kishte frikë nga syri i keq

Mediale Vip

Lori Hoxha nuk i postoi fotot e preferuara të verës se kishte frikë nga syri i keq

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 00:55
Lori Hoxha

Lori Hoxha ka publikuar një album fotosh nga vera e këtij viti që deri tani e kishte mbajtur ca të fshehtë e me postime të rralla. Në foto bien në sy ngjyrat e verës që na kujtuan pushimet edhe pse e kemi me vjeshtën tek pragu i derës.

Stili i Lorit bie në sy, me rrobat e banjos të linjës saj, shumë ngjyra në veshje e kombinime dhe frymëzimin për fotot që e ka marrë nga një bloggere e huaj.

“Vera 2021 në foto që nuk u postuan kurrë në kohë sepse po shijoja kohën (por më shumë se fiksohem me syrin e keq)”, shkroi ajo dhe kaq u desh që komentet të vërshonin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Lori ka pranuar hapur se syrin e keq e paska ca frikë. Mbase e ka ndjerë mbi kurriz pas postimeve më të hershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat