Kelly Clarkson: Nuk mund ta zë vendin e Ellen DeGeneres

Mediale Vip

Kelly Clarkson: Nuk mund ta zë vendin e Ellen DeGeneres

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 00:55
Ellen DeGeneres dhe Kelly Clarkson

Kelly Clarkson do zërë fashën e orarit të ikonës së televizionit amerikan, sapo ajo të largohet nga drejtimi i Ellen DeGeneres Show, në pranverën e ardhshme.

Me gjithë diskutimet e fundit për këtë situatë, Kelly ka deklaruar se kurrë nuk do përpiqet t’i zërë vendin Ellen.

“Nuk mund ta zë vendin e saj. Do jem vetja, kaq, asgjë më shumë nuk bëj dot”, tha këngëtarja, që prej pak kohësh drejton emisionin e saj.

Ellen po lë pragramin pas 19 vitesh në ekran. Moderatorja u akuzua më herët për keqëtrajtim të stafit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat