“Kishte momente kur trupi dhe mendja”- Luan rolin e Princeshë Dianës, habit Kristen Stewart: E ndjeva të gjallë gjatë xhirimeve të filmit

Mediale Vip

“Kishte momente kur trupi dhe mendja”- Luan rolin e Princeshë Dianës, habit Kristen Stewart: E ndjeva të gjallë gjatë xhirimeve të filmit

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 14:18
Princeshë Diana

Kristen Stewart i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj, teksa u shpreh se ka marrë një “sinjal” nga Princesha e ndjerë e Uellsit, Diana për performancës e saj në filmin “Spencer”.

Gjatë një interviste për LA Times, pas premierës së filmit në Amerikën e Veriut, aktorja u shpreh se kishte “ndjenja drithëruese, shpirtërore", ndërkohë që xhironte filmin, i cili flet për jetën e Princeshë Dianës.

“Ndjeva për një moment se mora një lloj sinjali. Diana u ndje aq e gjallë për mua kur po bëja këtë film, edhe pse mund të ishte një fantazi e imja. Kishte momente kur trupi dhe mendja ime e harronin që ajo ka vdekur. Ishte… një luftë për ta mbajtur atë gjallë çdo ditë, të menduarit që ajo ka vdekur, thjesht të lëndon. Ishte e çuditshme, e mahnitshme. Kurrë s’kam ndjerë diçka të tillë në jetën time”, tha Stewart.

“Spencer”, me regjisor Pablo Larraìn, është vlerësuar gjerësisht që pas premierës botërore në festivalin e filmit në Venecia të Premten.

Pas premierës në Venecia, Stewart në një konferencë shtypi tregoi admirimin dhe ndjeshmërinë e saj për Princeshë Dianën, duke thënë: “S’kemi pasur shumë njerëz si ajo gjatë historisë.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat