Aktorja e njohur bëhet për spital

Mediale Vip

Aktorja e njohur bëhet për spital

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 19:08
Kate Beckinsale

Kate Beckinsale raportohet se është dërguar me urgjencë në një spital në Las Vegas, të premten.

Aktorja 48-vjeçare e cila aktualisht është duke marrë pjesë në xhirimet e filmit të saj më të ri “Prisoner’s Daughter”, kishte filluar të ankohej për dhimbje të shpinës, raporton TMZ.

Siç bëhet e ditur, Beckinsale është ende në dhomën emergjente, nën monitorim të vazhdueshëm të mjekëve.

Detajet se si ka mundur ta lëndojë shpinën nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që duket se edhe filmi i saj për të cilin po xhiron nuk është aq aksion sa për të pësuar lëndime.

“Prisoner’s Daughter” është një dramë në të cilën karakteri që luan Beckinsale lufton për tu rilidhur me babain e saj, pasi ai kishte qëndruar për 12 vjet në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat