Aktorja flet si kurrë më parë: Jam shumë e lodhur, kam katër muaj pa gjumë

Mediale Vip

Aktorja flet si kurrë më parë: Jam shumë e lodhur, kam katër muaj pa gjumë

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 22:01
Kirsten Dunst

Ndër yjet më të shumëpritur në Festivalin e Filmit në Venecia, me filmin “The Power of Dog”, ishte Kirsten Dunst, e cila në një intervistë për New York Times, zbuloi se mezi e kishte pritur fëmijën e saj të dytë.

“Ai është një engjëll i vogël, por është edhe engjëll i uritur. Mund të them që është një engjëll i rëndë”, komentoi me shaka Kirsten Dunst.

Ndërsa më tej foli për mëmësinë si kurrë më parë: “Jam shumë e lodhur, nuk po fle natën prej katër muajsh, por ndihem me fat, jam në një moment shumë të veçantë të jetës”.

Kirsten Dunst është nënë e dy djemve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat