Vesa Luma dhe Big Basta festojnë 6 vjetorin e martesës

Mediale Vip

Vesa Luma dhe Big Basta festojnë 6 vjetorin e martesës

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 14:55
Vesa Luma dhe Big Basta

Janë bërë gjashtë vite që kur Vesa Luma ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, reperin Big Basta.

Çifti sot (e diel) festojnë gjashtë vjetorin e martesës, gjersa të njëjtit u martuan në një ceremoni me miqtë dhe familjarët në një nga bregdetet shqiptare.

Për të rikujtuar dasmën, këngëtarja e njohur ka ndarë një fotografi me anë të së cilës i bën edhe një dedikim bashkëshortit.

Image

“Çfarë udhëtimi i çmendur, nuk mund të besoj që kanë kaluar gjashtë vite me ty, Big Basta”, ka shkruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat