Irina Shayk reagon për herë të parë pas pyetjeve për marrëdhënien me Kanye West

Mediale Vip

Irina Shayk reagon për herë të parë pas pyetjeve për marrëdhënien me Kanye West

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:52
Irina Shayk

Irina Shayk ka dhënë një përgjigje për t’i hedhur poshtë pyetjet në lidhje me marrëdhënien e saj me një Kanye West, pas ndarjes me Kim Kardashian.

Ndërsa modelja, 35-vjeçare, në përgjithësi është treguar e hapur për të diskutuar rreth romancave që ka pasur, përfshirë ish-in e saj Bradley Cooper, në rastin e Kanye West ajo nuk dha asnjë konfirmim.

"Nesër do të ketë thashetheme se po takohem me rojen e ndërtesës, duhet ta pranoj? Pastaj pasnesër, do të jetë dikush tjetër" -tha Shayk për HighSnobiety.

"Shikoni, gjithmonë ka diçka për të folur atje dhe unë thjesht dua ta mbaj për vete”-shtoi ajo.

Burimet konfirmuan për Page Six në qershor se ish-partnerja e West, Kim Kardashian, ishte në dijeni të një marrëdhënie midis të dyve dhe nuk shfaqi asnjë pakënaqësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat