Jennifer Aniston dhe Adam Sandler konfirmojnë vazhdimin e filmit “Murder Mystery”

Mediale Vip

Jennifer Aniston dhe Adam Sandler konfirmojnë vazhdimin e filmit “Murder Mystery”

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:50
Jennifer Aniston dhe Adam Sandler

Aktorët, Jennifer Aniston dhe Adam Sandler kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në një vazhdim të komedisë së vitit 2019 “Mureder Myster”.

Aktorët njoftuan se ishin duke u përgatitur për të luajtur në filmin e ardhshëm të Netflix, të titulluar aktualisht “Murder Mystery 2”, gjatë eventit të takimit me fansa Tudum, që u zhvillua të shtunën, shkruan DailyMail.

Zhvillimi i një filmi komedi u raportua fillimisht vetëm disa muaj pas publikimit të tij fillestar, megjithëse përfshirja e aktororëve nuk u konfirmua në atë kohë.

Gjatë bisedës së dyshes, e cila u nda në postimin e një llogarie të tifozëve në Twitter, Sandler foli për temën e një filmi tjetër duke i sugjeruar Aniston që ata duhet të darkojnë në të ardhmen e afërt.

Aktorja 52-vjeçare më pas propozoi që ata të dy të takoheshin për diskutim.

Filmi origjinal “Murder Myster” paraqiti Aniston dhe Sandler si Audrey dhe Nick Spitz, një çift nga New York të cilët përfshihen në një hetim lidhur me një incident në jahtin e një miliarderi.

Data e publikimit të Murder Mystery 2 nuk është përcaktuar ende.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat