Tolgahan Sayisman me dedikim në shqip për Almedën

Mediale Vip

Tolgahan Sayisman me dedikim në shqip për Almedën

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 15:40
Tolgahan Sayisman, Almeda Abazi

Modelja e njohur, Almeda Abazi se fundi ka qëndruar në Shqipëri.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Turqi, javë më parë po shijonte pushimet në Dhërmi bashkë me bashkëshortin e saj, aktorin e popullarizuar, Tolgahan Sayisman.

E në një imazh nga Shqipëria, bashkëshorti i saj i ka shkruar dy fjalë shqip në llogarinë e tij në Instagram.

“Zemra ime”, ka shkruar në shqip artisti i cili tashmë duket se ka mësuar shumë fjalë në sajë të bashkëshortes.

Almeda ka treguar se edhe fëmijët e saj do t’i mësojë që të flasin shqip.

Dyshja  janë prindër të dy fëmijëve: djalit Efehan dhe vajzës Alina.

Ata janë bashkë që shumë vite, ndërsa kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat