Binjakët Veshaj na u ndanë përfundimisht!

Mediale Vip

Binjakët Veshaj na u ndanë përfundimisht!

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 22:57
Donaldi dhe Romeo

Jemi mësuar që vëllezërit Veshaj ti shohim se bashku, por mesa duket ka ardhur momenti që t’i shohim të ndarë.

U përfol se Donaldi dhe Romeo do të bëheshin pjesë e Big Brother VIP, por në fakt jo.

Burimet kanë zbuluar se Romeo do të bëhet pjesë e trupës së humorit të Portokallisë në Top Channel, madje ka filluar edhe përgatitjet.

Në anën tjetër thuhet se Donaldi do të jetë pjesë e Big Brother VIP, që nis me datën 5 tetor në Top Channel.

E pra janë ndare në spektakle të ndryshme, por janë serish pjesë e të njëjtit televizion. Epo hajde urime çuna!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat