Michele Morrone kapet mat! Zbulohet e dashura e re e aktorit

Mediale Vip

Michele Morrone kapet mat! Zbulohet e dashura e re e aktorit

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 15:11
Michele Morrone

E përjavshmja "Chi" ka zbuluar dashurinë e re të Michele Morrone. Aktori, i cili arriti famë ndërkombëtare falë filmit shumë të diskutuar të Netflix "365 Ditë", thuhet se është në një marrëdhënie me blogeren e modës Giulietta Borroni.

Numri i fundit i “Chi” i kushtohet romancës së re të aktorit me disa foto ekskluzive. Në njërën prej fotove, të zgjedhur edhe për kopertinën e këtij artikulli, aktori shihet duke e puthur të dashurën në qafë.

Sipas asaj që shkruhet nga "Chi", Michele Morrone i është afruar Giulietta Borroni-t së pari me një puthje të butë në vesh, pastaj me një përqafim dhe më pas një puthje në qafë. Morrone duket vërtet i dashuruar nga këto shkrepje.

Por kush është Giulietta Borroni?

Giulietta Borroni është me origjinë nga Novara, por është e adoptuar në Milano. Borroni është një influencuese me një profil Instagrami me mbi 19,000 ndjekës. Ajo gjithmonë ëndërronte të bënte filma, por më pas gjeti një vend në botën e estetikës dhe kujdesit të trupit. Tani, Borroni është një artiste qerpikësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat