Pak orë para dasmës, ish-burri i Rudinës shfaqet i dashuruar me partneren e re

Mediale Vip

Pak orë para dasmës, ish-burri i Rudinës shfaqet i dashuruar me partneren e re

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 15:42
Rudina Dembacaj

Pak orë na ndajnë nga dasma e shumë përfolur e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun. Moderatorja ka treguar në Instagram se po përgatitet për të gjitha detajet dhe me siguri do të shkëlqejë në ditën e saj të veçantë.

Ndërkohë duket se raportet shembullore që kishte me ish-bashkëshortin dhe babain e vajzës së saj, Aleksin, nuk janë shumë të mira së fundmi.

Ata nuk ndiqen më në Instagram aty ku Aleksi së fundmi ka bërë publike lidhjen e re, por ai ka mbajtur sekret identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Edhe pse shumë i rezervuar, Aleksi nuk ka kursyer një foto me brunen pak orë para dasmë së Rudinës.

Image

Nuk dihet nëse babi i Viktorias dhe partnerja e tij do të jenë të pranishëm në dasëm sonte, por nisur nga gjestet e Aleksit i cili është “pajtuar” me sulmet ndaj aktores duke pëlqyer komentet negative për të, nuk pritet që të jetë i pranishëm dhe të festojë për martesën e rë të Rudina Dembacajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat