“A ju ka thënë avokati me i fshi fotografitë me Fjollën ”, reagon Fisnik Syla

Mediale Vip

“A ju ka thënë avokati me i fshi fotografitë me Fjollën ”, reagon Fisnik Syla

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 16:48
Fjolla Morina/ Fisnik Syla

Ka disa ditë që në medie përflitet për ndarjen e Fjolla Morinës nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.

Këto dyshime erdhën pasi që dyshja kanë fshirë të gjitha fotografitë në rrjete sociale, madje as nuk ndjekin njëri-tjetrin në to.

Pas kësaj bujë në rrjetet social nuk kanë reaguar asnjëri nga ta.

Mirëpo së fundi, Fisnik Syla është futur live në llogarinë e tij në Instagram, ku të gjitha pyetjet drejtuar atij ishin rreth Fjolla Morinës.

“A ju ka thënë avokati me i fshi të gjitha fotografitë”, ka qenë një koment i një ndjekësve, ku Syla i është përgjigjur.

“Eh kjo po më pëlqen, ky koment po më pëlqen”, ka thënë Syla duke me një nënqeshje.

Fjolla dhe Fisniku u martuan në nëntor të vitit 2020 në Maldive.

 Në anën tjetër, Fjolla ka disa ditë që është liruar nga paraburgimi, pas arrestimit në korrik të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat