Vesa Luma tregon planet për familjen dhe veten: Kam dashur të ndryshoj fizikisht

Mediale Vip

Vesa Luma tregon planet për familjen dhe veten: Kam dashur të ndryshoj fizikisht

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 14:17
Vesa Luma dhe Big Basta

Këngëtarja Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, Big Basta, vendosën që bashkë me djalin e tyre të zhvendoseshin në Zelandën e Re për një jetesë më të mirë. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Prive”, artistja tregoi se zgjodhën pikërisht këtë vend, sepse që të dy kanë pasur miq atje.

E pyetur nëse mendon të sjellë në jetë një motër apo vëlla për Lianin, Vesa tha: “Planet në letër janë, tani ka mbetur t’i bëjmë realitet”.

Duke qenë se Big basta është me origjinë nga Tirana, Vesa tregoi edhe një traditë që i ka bërë përshtypje nga vendlindja e reperit.

“Kur kam lindur Lianin, kanë ardhur njerëzit me m’pa, nuk më kanë përshëndetur se mos më merrnin qumështin e gjirit. M’u ka duk pak e çuditshme, por në krahasim me ta, ne kemi tradita edhe më të çuditshme”.

Ndër të tjera, Luma zbuloi se gjatë kësaj periudhe që ka qenë në Kosovë, ka pasur probleme shëndetësore.

Më herët, Vesa ka treguar gjatë bisedave virtuale me ndjekësit se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje deri më tani në fytyrë dhe në trup. E pyetur nëse e mendon diçka të tillë, ajo tha:

“Para disa vjetëve kam pasur momente ku kisha qejf me ndryshu te fiziku jem, por sot jam shumë e lumtur që kam arritur në një stad mendëror që po e pranoj veten kështu siç jam”.

Mes pyetjeve pikante, ishte edhe “A i je shmangur ndonjëherë seksit duke e gënjyer Bastën që ke dhimbje koke?”. Vesa, e vënë në siklet, tha: “Po, po. Kryesisht nuk kam dhimbje koke”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat