Vrasja makabre e 19-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti, Emina Cunmulaj del me reagimin e fortë 

Mediale Vip

Vrasja makabre e 19-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti, Emina Cunmulaj del me reagimin e fortë 

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 08:12
Shejla Bakija është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj

E reja Shejla Bakija është një tjetër shqiptare e cila është vrarë nga partneri i saj. Vrasja e 19-vjeçares shqiptare në Tuz nga ish i dashuri i saj Ilir Gjokaj në shtëpinë ku jetonte bashkë me gjyshen dhe familjen tronditi ditën e djeshme Malin e Zi. Fati tragjik i vajzës së re, ka bërë që shumë komentues të reagojnë të zemëruar në rrjetet sociale. 

Reagimet kanë qenë të shumta dhe qytetarët kanë thirrur protestë ditën e sotme në orën 12:00 para ndërtesës së Policisë së Tuzit.

Ndër ta është edhe modelja e njohur me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj, e cila jeton në SHBA.

Modelja kërkon kapjen e autorit të ngjarjes i cili është ende në arrati.

Është e paqartë arsyeja përse 19-vjecarja ka rënë viktimë e bashkëshortit të saj.

Gjithë çfarë dihet është se e reja kishte bashkëjetuar me vrasësin dhe para pak kohësh është ndarë nga ai duke u zhvendosur sërish në shtëpinë e prindërve. Mesa duket problemet kanë sjellë edhe ndarjen e tyre, që autori duket se nuk e ka pritur mirë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat