Albi Nako tregon historinë e tij se si është bullizuar

Mediale Vip

Albi Nako tregon historinë e tij se si është bullizuar

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 11:39
Albi Nako

Koreografi i njohur, Albi Nako ka rrëfyer eksperiencën e tij me bullizmin në shoun “T’ka mami yll”, ku është pjesë e jurisë.

“Unë vlonjat jam me origjinë dhe më kanë respektuar vërtetë meshkujt, por nuk e përjashtoj faktin që bullizimi ndodh edhe mua mund të më ketë ndodhur në rininë time të hershme dhe në fëmijëri, por janë gjëra që kanë kaluar”, u shpreh Albi pasi njëri nga konkurentët tregoi sesi njerëzit e shanin duke i thënë se ai kërcente si vajzë.

Duke treguar eksperiencën e tij, Nako na ka kujtuar edhe njëherë se gjëja më e mirë dhe lufta më efikase ndaj bullizimit, është që të flasim rreth tij pa droje.

Dance Reality Show “T’ka mami yll”, i cili ka nisur në ABC news, prezantohet nga Ilda Bejleri. Në këtë spektakël, protagonistë janë fëmijë të moshës 10-15 vjeç, por edhe mamatë e tyre, të cilat do të mbështesin fëmijët e tyre në sfidat e kërcimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat