Bora tha se nuk beson se do ketë si skandali i Teas, reagon kjo e fundit

Mediale Vip

Bora tha se nuk beson se do ketë si skandali i Teas, reagon kjo e fundit

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:24
Bora Zemani, Tea Trifoni

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për jetën profesionale dhe atë private.

Duke bërë krahasimin mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen” dhe atyre të sezonit të tanishëm, moderatorja tha se “si si skandali i Teas nuk besoj se do ketë”.

"Konkurrentët e këtij sezoni më duket sikur i ekzagjerojnë gjërat më shumë seç duhet. Nëse sezonin e kaluar kishte arsye se debatonin dhe më pas ngrinin zërin, tani edhe një gjë e vogël merret si ters. Ndoshta duan që t’i paraprijnë që në fillim, që mos të duken si të urtë”, tha moderatorja e “Për’puthen”.

Tea e cila është një nga moderatoret e emisionit nuk reagoi në lidhje me deklaratën e Borës, në momentin që ajo tha ashtu. Por gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në "Instagram", ish-konkurrentja e "Për'puthen" reagoi për herë të parë.

“Si mendon për fjalët që tha Bora ‘nuk besoj se do ketë më si skandali i Teas”, i shkroi një ndjekës Trifonit.

Kjo e fundit i është përgjigjur shumë shkurt ku duket se ka rënë dakord me Zemanin.

“Mendoj që ka të drejtë”, shkruan duke qeshur Tea.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat