Kënga e re e Butrint Imerit për vetëm dy ditë katër milionë klikime dhe është bërë ‘trending’ në shumë vende të botës

Mediale Vip

Kënga e re e Butrint Imerit për vetëm dy ditë katër milionë klikime dhe është bërë ‘trending’ në shumë vende të botës

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 22:48
Butrint Imeri

Ai vetëm dy ditë më parë solli këngën e re dhe tashmë është bërë ‘trending’.

Bëhet fjalë për këngëtarin Butrint Imeri, i cili kësaj radhe erdhi me një solo projekt të quajtur “Kuku”.

Kjo këngë vetëm për një kohë të shkurtër ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në platformën YouTube.

Madje është bërë ‘trending’ numër 1 në Shqipëri, Austri, Zvicër, Gjermani e po ashtu edhe në Maqedoni.

Sipas një publikimi të bërë nga artisti, projekti gjendet i katërti në Itali e Sloveni, i pesti në Belgjikë, i gjashti në Suedi, i 8 në Greqi e kështu me radhë deri në Londër.

Momentalisht ndër më të dëgjuarat e me të përfolurat në trojet shqiptare dhe kjo tani veçse u dëshmua.

Butrinti këtë periudhë ka qenë i angazhuar edhe me koncerte jashtë Kosovës, kryesisht nëpër Evropë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat