Eduarti zbulon si e qetëson Arbanën pak orë para Big Brother Vip

Mediale Vip

Eduarti zbulon si e qetëson Arbanën pak orë para Big Brother Vip

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 14:25
Arbana, Eduarti

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar regjisori Eduart Grishaj, i cili zbuloi disa detaje spektakli Big Brother Vip, që do të nisë transmetimin mbrëmjen e së martës në Top Channel.

Nga stafi i angazhuar e deri te teknologjia e fundit e përdorur, Eduarti e krahasoi relizimin e Big Brother Vip me atë të një ndeshjeje kampionati të futbollit.

I pyetur nga Bieta se cili mes tij dhe Arbanës është më i tensionuar ndërsa na ndajnë më pak se 24 orë nga nisja e Big Brother Vip, Edi përmendi tha se ai është natyrë më e qetë, ndërsa Arbana jo: “Mua nuk më konkurron njeri te qetësia, njihem si njeri me qetësi olimpike. Arbana është më e tensionuar, edhe në shtëpi kështu i kemi të ndarë rolet”, - tha me të qeshur.

Pyetjes së Bietës si ia bën për ta qetësuar Arbanën para nisjes së spektaklit, Edi iu përgjigj: “I them bëj vetveten, se ti je më e mira”.

Kaq ju mjafton si përgjigje?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat