Rrëfimi i papritur i Gabriel Garkos: Abuzime seksuale kur isha fëmijë!

Mediale Vip

Rrëfimi i papritur i Gabriel Garkos: Abuzime seksuale kur isha fëmijë!

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:43
Gabriel Garko

Gabriel Garko rrëfeu tek “Verissimo” traumën e përjetuar në fëmijëri.

Aktori i njohur tha se ishte ngacmuar seksualisht kur ishte fëmijë, dhe kjo la gjurmë tek ai për të gjithë jetën.

“Më kanë ngacmuar seksualisht. Herën e parë që ndodhi isha nëntë vjeç. Ishte më e dhunshmja. Këto janë gjëra që ndodhin, ama gjëja më e rëndësishme është të jesh në gjendje të dalësh prej saj”, tha Garko. Por kjo nuk ishte hera e vetme.

Një situatë e ngjashme u përsërit në moshën 16 vjeçare.

“Për këtë përvojë kam folur edhe në librin tim autobiografik. Ishte dita kur fillova të pi duhan, edhe pse i urreja njerëzit që pinin duhan. Isha shumë i shqetësuar. Nuk dija çfarë të bëja dhe kështu bleva paketën e parë të cigareve”, është shprehur ai, ndërsa shtoi se se dy dyja ngacmimet nuk ia kishte treguar askujt.

Për herë të pare, episodin e moshës 16 vjeç shkroi në librin e tij, e aty e mësoi dhe vetë nëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat