Elgit Doda merr surprizën e këndshme në koncert

Mediale Vip

Elgit Doda merr surprizën e këndshme në koncert

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 19:45
Elgit Doda

Është një ndër artistët më të pëlqyer dhe ka marrë gjithmonë vëmendjen jo vetëm për perlat muzikore që ka dhuruar ndër vite por dhe për jetën personale.

Elgit Doda prej kohësh po shijon historinë e dashurisë me Klea Hutën, të cilën e kanë kurorëzuar në martesë.

Fryti i tyre i dashurisë është Kridi, i cili erdhi në jetë në Qershor të 2020-ës.

Ai ndan shpeshherë momente me vogëlushin dhe për adhuruesit e tij dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi. Kantautori ka zbuluar se është surprizuar nga Klea dhe i biri gjatë një koncerti mbrëmjen e djeshme.

Në një video, Elgiti shihet teksa lumturohet kur në prapaskenë hyn Klea bashkë me të birin. “Kur të vijnë në koncert surprizë.”, ka shkruar artisti.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Prodstar (@elgitdoda)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat