Ed Sheeran do të marrë pjesë në “The Voice” në ShBA

Mediale Vip

Ed Sheeran do të marrë pjesë në “The Voice” në ShBA

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 21:25
Ed Sheeran

Ed Sheeran do të marrë pjesë në shfaqjen e talentevë amerikanë “The Voice” si një mentor.

Kantautori do të bashkohet me gjyqtarët Ariana Grande, Kelly Clarkson, Blake Shelton dhe John Legend ndërsa ai ndihmon garuesit të përgatiten për raundet me eliminim direkt.

Sheeran do të ndihmojë artistët me zgjedhjen e këngëve të tyre në episodet të cilat do të transmetohen nga 25 tetori, shkruan BBC.

Ndërkaq disa ditë pas debutimit të tij në këtë shfaqje, më 29 tetor, do të publikohet albumi i tij i katërt në studio.

“Kam kaluar dashuri, humbje, jetë të re, pikëllim dhe gjithçka në mes gjatë gjithë periudhës së shkrimit të tij, dhe ndjehem sikur është vërtet një rekord”, ka thënë Sheeran në gusht për albumin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat