“Pse më flet me inat?” Paloma i drejtohet Fifit

Mediale Vip

“Pse më flet me inat?” Paloma i drejtohet Fifit

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:35
BIG Brother VIP Albania

Kryefjala në shtëpi sot ka qenë ushqimi dhe disa banorë ishin të pakënaqur me mënyrën e menaxhimit të listës së ushqimeve.

Fifi, e cila më herët debatoi me banorët për ushqimet, gjatë drekës nuk ulet në tavolinë me ata me arsyen se është alergjike ndaj mishit të pulës.

Meqenëse ajo nuk ishte pyetur, vendos të gatuaj vetëm për vete.

Paloma e pyet nëse ka ndonjë inat me të, ndërsa Fifi i thotë që dhe ajo duhet të pyetet për ushqimet si gjithë të tjerët. Paloma me shaka i drejtohet se ne vazhdim duket se do plasi sherr.

Sa të vërteta janë fjalët e Palomës do i zbulojmë në vazhdim.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat