‘Moderatorja e pasdites pati xhelozi për mua’, Roza Lati nxjerr të thëna e të pathëna në intervistë

Mediale Vip

‘Moderatorja e pasdites pati xhelozi për mua’, Roza Lati nxjerr të thëna e të pathëna në intervistë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 14:20
Roza Lati

Roza Lati i është përgjigjur 50 pyetjeve të Prive dhe nxorri shumë të pathëna.

Moderatorja tregoi se ka refuzuar Big Brother Vip për arsye pune.

Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’,- tregoi ajo.

Roza Lati u pyet gjithashtu se në cilin program është ndjerë se ka pasur qasje negative ndaj saj dhe ajo përmendi emisionin “Ftesë në 5”.

Kur isha e ftuar te mbasditja në TCh. Moderatorja shfaqi xhelozi të hapur dhe po e them këtë pasi e thonë të gjithë. Pra është akumulim i opninionit publik”.

Moderatorja tregoi gjithashtu se momenti më i bukur i fëmijërisë ka qenë kur, pasi ishin ndarë prindërit, Rita Lata, mamaja e Rozës, bleu shtëpi.

Roza rrëfeu se nuk merret me politikë dhe nuk i intereson por do donte shumë të kishte Edi Ramën në emision pasi sipas saj është ‘personazh i paparë’.

Ajo sqaroi për të disatën herë se nuk ka pasur gjë me Feron dhe se kjo histori duhet të mbyllet.

Plane për dasëm?

Rita e do një dasëm, kështu që Roza do ia plotësojë dëshirën.

Kujtojmë se Roza luan te seriali “Nina”i RTSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat