Justin Bieber tregon planet e tij për të pasur fëmijë me Haileyn

Mediale Vip

Justin Bieber tregon planet e tij për të pasur fëmijë me Haileyn

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 10:26
Justin Bieber dhe Hailey Bieber

Justin Bieber ka folur së fundmi rreth dëshirës së tij për të pasur fëmijë, me bashkëshorten e tij, supermodelen Hailey Bieber.

Këngëtari 27-vjeçar ka thënë në dokumentarin e tij “Justin Bieber: Our World” se në një të ardhme jo shumë të largët, mendon të krijojë familje me modelen 24-vjeçare.

“Qëllimi im për vitin 2021 është që të vazhdojë të arrijë qëllimet dhe të argëtohem teksa i arrij ato. Do të sigurohem po ashtu që në radhë të parë ta kem familjen dhe të nis diçka të re në këtë drejtim”, ka thënë Bieber.

Pastaj gjatë dokumentarit dëgjohet Hailey teksa e pyet “Në vitin 2021?”, derisa Justin i përgjigjet se dëshiron “të fillojë së provuari të paktën”.

Në dhjetor të vitit të kaluar, krijuesi i hitit 'Peaches' pranoi se Hailey përfundimisht do të vendosë për planet e tyre afatgjata familjare.

"Do të kem fëmijë aq sa Hailey është e gatshme për këtë. Do të doja të kisha një fis të vogël. Është trupi i saj dhe çfarëdo që ajo dëshiron, do të bëjë”, ishte shprehur Bieber.

Pavarësisht kësaj, Justin ka deklaruar se Hailey dëshiron t’i arrijë disa gjëra para se ta kthejë fokusin e saj drejt familjes.

Ndërkohë, në vitin 2019, Hailey kishte deklaruar se nuk dëshiron të ketë fëmijë për të paktën edhe disa vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat