Tina Turner shet muzikë prej 60 vitesh

Mediale Vip

Tina Turner shet muzikë prej 60 vitesh

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 10:35
Tina Turner

Tina Turner i bashkohet listës së artistëve që kanë shitur të drejtat për prodhimin e tyre artistik.

Këngëtarja amerikane, e natyralizuar zvicerane, ia ka shitur katalogun e saj muzikor kompanisë gjermane të regjistrimit BMG.

Janë rreth 60 vjet karrierë. Kushtet ekonomike të marrëveshjes nuk u zbuluan, por sipas revistës tregtare Music Business Worldwide, bëhet fjalë për 50 milionë dollarë.

Tina Turner, 81 vjeç, e cila do të futet në Hall of Fame të Rock’n’ Roll për herë të dytë në fund të tetorit, ka qenë artistja e parë me ngjyrë që doli në kopertinën e revistës Rolling Stone.

Ndër krijimet e saj solo janë dhjetë albume në studio, dy live, dy kolona zanore dhe pesë përmbledhje. Sipas BMG, ajo ka shitur mbi 100 milionë regjistrime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat