Vlashenti në Big Brother VIP? Ja si reagon Dojna

Mediale Vip

Vlashenti në Big Brother VIP? Ja si reagon Dojna

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 12:06
Dojna Mema dhe Vlashent Sata

Ditën e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” të moderuar nga Fatma, Olesia, Tea dhe Krista ka qenë e ftuar moderatorja Dojna Mema.

Ajo ka rrëfyer disa nga detajet për projektin e saj më të ri “Fun Club” si dhe ka komentuar fillimin e Big Brother VIP.

Sipas Dojnës personazhet ishin të gjithë të spikatur në fushat e tyre.
“Big Brother nuk ka formulë, sot pëlqen dikë, nesër pëlqen dikë tjetër që nuk ta merr mendja”,– tregoi Dojna.

Gjithashtu Dojna tregoi se duke qenë se janë VIP-a, secili ka strategjinë e vet, pasi janë të mësuar me median, si edhe rreziku për ta është më i madh, sepse gjithmonë e kanë paraqitur veten në mënyrën më të mirë.

Moderatoret e kanë pyetur Dojnën se si do të reagonte nëse do të shihte të dashurin e saj Vlashentin, brenda shtëpisë së Big Brother me një vajzë tjetër.

Do të futesha brenda, me leje pa leje do të futesha se e di edhe nga mund të futem. Do ti çoja një gotë ujë a çfarë kishte nevojë nga gruaja”- ka thënë moderatorja duke qeshur.

Kujtojmë se Dojna dhe Vlashenti janë lidhur prej 3 vitesh dhe lidhjen e konfirmuan në fillim të vitit. Ata shpesh kanë ndarë me ndjekësit momente romantike mes tyre dhe duket se gjërat janë bërë shumë serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat