Arjola Demiri ia thotë troç konkurrentit të ‘Big Brother VIP’: Boll kam qarë, më lini të qesh ju lutem

Mediale Vip

Arjola Demiri ia thotë troç konkurrentit të ‘Big Brother VIP’: Boll kam qarë, më lini të qesh ju lutem

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 12:20
Arjola Demiri

Banorët e ‘Big Brother VIP’ pak çaste më parë janë ngritur nga gjumi dhe të gjithë janë përqendruar të zhvillojnë rutinën e tyre e mëngjesit.

Teksa ndodhen në oborr duke konsumuar kafe, Kledi dhe Arjola kanë shkëmbyer edhe disa batuta mes njëri-tjetrit.

Kleidi e komplimenton Arjolën për të qeshurat dhe pozitivitetin që i ka dhuruar shtëpisë dhe i shpreh se këtë energji ia transmeton edhe banorëve të tjerë.

Arjola këtij komplimenti i përgjigjet duke i thënë se në përditshmërinë e saj është rrethuar gjithnjë nga njerëz me humor.

Gjatë kësaj replike nuk kanë munguar as batutat e pakursyera të Arjolës e cila tha: Boll kam qarë, më lini të qesh ju lutem!

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat