​Elizabeth II po ndjen lodhjen e moshës?

Mediale Vip

​Elizabeth II po ndjen lodhjen e moshës?

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 19:16
Elizabeth II

Mbretëresha britanike Elizabeth II u pa të përdorte një bastun, ndërsa mori pjesë në një shërbesë në Westminster Abbey, që shënonte 100-vjetorin e Legjionit Mbretëror Britanik.

Mbretëreshës 95-vjeçare iu dha bastuni, ndërsa doli nga limuzina e saj shtetërore për në vendin e saj në katedrale. Ajo e përdori sërish bastunin, kur u largua.

Besohet se kjo është hera e parë që ajo përdor një mjet ndihmës për të lëvizur më këmbë në një ngjarje të madhe publike.

Mbretëresha, e cila është mbrojtësja e Legjionit Mbretëror Britanik, nuk hyri nga dera tradicionale e madhe perëndimore, por përmes hyrjes së oborrit të poetit, një rrugë më e shkurtër për në vendin e saj. Pallati Buckingham nuk pranoi të komentojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat