Ja ku ka përfunduar personazhi legjendar i “American Pie”

Mediale Vip

Ja ku ka përfunduar personazhi legjendar i “American Pie”

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 00:56
Chuck Sherman

Në fund të viteve ’90 u shfaq “American Pie”, një film që është ngulitur në kujtesën e miliona njerëzve. Komedia u bë një fenomen i kulturës pop dhe objekt diskutimi falë aventurave të protagonistëve të saj dhe disa aktorëve dytësorë, të ngritur në kategorinë e legjendës.

Një prej tyre është Chuck Sherman. I fiksuar pas Terminatorit dhe humbjes së virgjërisë, ashtu si edhe pjesa tjetër e personazheve, Sherman krijoi një histori rreth vetes që bëri përshtypje të madhe në atë kohë:

“Unë jam Sherminatori, një robot i sofistikuar seksual, i dërguar nga e ardhmja për të ndryshuar jetën e një gruaje me fat”.

Pas këtij personazhi fshihet aktori Chris Owen, 41 vjeç, i cili interpretoi Sherminatorin në tre filma të sagës.Një rol që e bëri të famshëm, por që megjithatë nuk e ndihmoi atë të konfirmohet si një aktor i suksesshëm.

Pas filmave “American Pie”, Owen ka luajtur në filma si “Hidalgo” apo “The Mist”, ose në seriale si “Criminal Minds” apo “The Mentalist”.

Por, që nga viti 2010, Sherminatori e mban veten me punë të tjera dhe jo me aktrim. Një nga punët që ka bërë është edhe kamarier në një restorant japonez:

“Jeta nuk shkon gjithmonë ashtu siç e pret. Më pëlqen aktrimi dhe kjo punë më lejon të vazhdoj të luftoj për ëndrrën time”.

Në vitin 2018, nisi të punonte si agjent i pasurive të paluajtshme në Compass, ndërkohë që interpretoi edhe në filmin “The Last Sharknado”.

Aktualisht, Chris Owen ka nisur hapat e tij të parë në botën e fotografisë dhe merr pjesë rregullisht në konventa të ndryshme ku bashkëvepron me fansat, duke pritur gjithmonë për një rol tjetër si Sherminatori për të rifilluar karrierën e tij kinematografike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat