Kjo është arsyeja përse Aurela Hoxha nuk publikon kurrë foto me partnerin

Mediale Vip

Kjo është arsyeja përse Aurela Hoxha nuk publikon kurrë foto me partnerin

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:39
Aurela Hoxha

Lajmi se Aurela Hoxha ishte bërë mama për herë të parë na habiti të gjithëve, pasi ndryshe nga vajzat e tjera të showbiz-it shqiptar, modelja e njohur u kujdes të mos linte asnjë gjurmë në rrjetet sociale. Në Instagram-in e Aurelës gjeje vetëm foto me bikini nga pushimet, apo eventet e ndryshme, ndaj dyshimet u shtuan akoma më shumë se lajmi ishte "fake".

Mirëpo kur bukuroshja shqiptare u shfaq me të birin në krah, nuk kishte më vend për dyshime.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, ajo ka folur rreth shtatzënisë, të birit, bashkëshortit dhe shumë detajeve nga jeta private. Aurela u shpreh se fitoi shumë peshë gjatë shtatzënisë dhe u rikthye në linjat e saj 3 muaj pas solli në jetë të birin, ndonëse nga postimet në rrjetet sociale dukej më në formë se kurrë.

Ndërkohë, e pyetur rreth partnerit dhe arsyes se pse nuk publikon foto me të, Aurela tha se nuk ndihet e detyruar ta bëjë këtë gjë.

“Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjaton!”- përfundoi Aurela duke thënë se nuk do të flasë shumë rreth partnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat