Usher, baba për herë të katërt

Mediale Vip

Usher, baba për herë të katërt

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 18:06
Usher, baba për herë të katërt

Usher dhe Jenn Goicoechea janë bërë prindër sërish.

Disa muaj pasi këngëtari njoftoi se ai dhe partnerja e tij janë duke mirëpritur fëmijën e dytë së bashku.

Usher Raymond konfirmoi ardhjen në jetë të fëmijës së tij me një postim të publikuar në Instagram të martën, 12 tetor.

“Përshëndetje, emri im është Sire Castrello Raymond. Unë jam anëtari më i ri i grupit të Raymond”, tha ai në një fotografi bardh e zi që shfaq gjysmën e poshtme të fytyrës së të porsalindurit.

Duke zbuluar se fëmija i tij ka lindur në të vërtetë disa javë më parë, ai vazhdoi: “Unë kam lindur më 29 shtator 2021, në 6:42”.

Data e lindjes së Sire është pothuajse një vit pasi çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë e quajtur Sovereign, e cila lindi më 24 shtator 2020.

Usher është gjithashtu babai i djemve: Usher Raymond V, 13 vjeç dhe Naviyd Ely Raymond, 12-vjeç, me ish-gruan Tameka Foster. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat